Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar

2023/04/ra-nga-shtepia-para-nje-muaji-nderron-jete-punetori-i-ndertimtarise_5cf643b76ec6a.png

Një punëtor ka humbur jetën ditën e hënë në Prishtinë.

Policia njofton se punëtori ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

"Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion", thuhet në njoftim. /Telegrafi/