Please enter at least 3 characters.

Humb jetën në aksident Jlloyd Samuel, ish-mbrojtësi i Aston Villas dhe Boltonit

2018/05/Jlloyd-3-e1526400751712.jpg
338:"BOLTON, UNITED KINGDOM - MAY 03: El Hadji Diouf of Bolton Wanderers celebrates with team mates Jlloyd Samuel (L) and Danny Guthrie after scoring the opening goal during the Barclays Premier League match between Bolton Wanderers and Sunderland at The Reebok Stadium on May 3, 2008 in Bolton, England. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-mbrojtësi i Aston Villas dhe Boltonit, Jlloyd Samuel, ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni.

Lojtari nga Trinidad dhe Tobago është përplasur me një kamionçinë në afërsi të Warringtonit. Ai ishte 37 vjeçar.

(Foto: Getty Images)

Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca ajrore janë paraqitur në vendin e ngjarjes, pasi Range Roveri i tij ishte kapluar nga flakët në vendin e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e të martës, pasi Samuel i ka dërguar fëmijët në shkollë. Një dëshmitar e kishte thyer xhamin e veturës në përpjekje për ta nxjerrë futbollistin nga vetura, por pa sukses.

"Zjarri ishte shumë i madh. Isha vonë", ka thënë dëshmitari për Warrington Worldwide.

(Foto: Getty Images)

Lëndime ka pësuar edhe vozitës i kamionçinës, i cili është dërguar në spital për trajtim.

Jlloyd ka lënë pas vetes tre fëmijë dhe gruan e tij, Emma.

Ish-klubet e tij, por edhe FIFA kanë lëshuar telegrame ngushëllimi për familjen dhe fansat e tij. /Telegrafi/