Please enter at least 3 characters.

Humb bastin, detyrohet të pi një litër vodkë - brenda minutës (Video)

2017/02/Humbi-bastin-gjatë-lojës-elektronike-detyrohet-te-pije-vodke-brenda-minutes-foto.png

Në Zelandë të Re, një fanatik i lojërave elektronike e ka pirë një litër vodkë për 40 sekonda, pasi e kishte humbur bastin lidhur me një parashikim.

Ai kishte thënë se do të pinte këtë pije të rëndë alkoolike për një minutë dhe se do ta mbante shallin e ekipit kundërshtar nëse ata ia dalin të fitojnë lojën, transmeton Telegrafi.

Meqenëse të tjerët u bënë fitues, ai mbajti premtimin dhe kreu obligimin për një kohë shumë më të shkurtër.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni veprimet e tij derisa e pi këtë pije e cila është vështirë të konsumohet edhe në doza të vogla. /Telegrafi/