Please enter at least 3 characters.

Hulumtimi i agjencisë Gallup për besimin që gëzon presidenti Trump në Ballkanin Perëndimor

2018/01/GettyImages-907175636.jpg
397:"WASHINGTON, DC - JANUARY 19: U.S. President Donald Trump stands in the colonnade as he is introduced to speak to March for Life participants and pro-life leaders in the Rose Garden at the White House on January 19, 2018 in Washington, DC. The annual march takes place around the anniversary of Roe v. Wade, Supreme Court decision that came on January 22, 1974. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Sipas hulumtimit të fundit të agjencisë Gallup, në administratën e re të SHBA-ve, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump, kanë besim 45 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në krahasim me shtetet tjera të ish Jugosllavisë, gatise dyfish më pak, gjegjësisht 24 për qind e qytetarëve të Sllovenisë kanë besim në administratën e Donald Trump, njëlloj sa edhe kroatët, 25 për qind në Malin e Zi dhe 28 për qind në Bosnjë e Hercegovinë.

Hulumtimi i Gallup, që është në nivel botëror, tregon se kur bëhet fjalë për Evropën, përkrahje më të madhe për administratën Trump japin qytetarët e Kosovës me 75 për qind, pason Shqipëria me 72 për qind. Përkrahje më të ulët për administratën e presidentit Trump në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka në Serbi, gjegjësisht 16 për qind të të anketuarve./Telegrafi/