Please enter at least 3 characters.

Hulaj: Shkollat në Deçan po furnizohen me ditarë shkollorë

Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit ka pranuar furnizimin me ditarët shkollorë, një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Hulaj ka bërë të ditur se shpërndarja e ditarëve nëpër shkolla ka nisur menjëherë, ndërsa paralelisht po bëhet edhe furnizimi i shkollave me materiale shpenzuese.

Sipas tij, shkollat gjatë ditës po pajisen kryesisht me letër të bardhë dhe materiale të tjera të nevojshme për punën administrative dhe pedagogjike. /Telegrafi/