Please enter at least 3 characters.

HTC Sensation 4G më 8 qershor?

2016/01/f.0421090433769_210.jpg

Mirëpo, ajo që thuhet tani është se HTC dhe T-Mobile kanë një datë për lansimin e këtij modeli të ri të telefonit.

Madje, për ta konfirmuar këtë gjë, në motorin e kërkimit Google janë paraqitur edhe disa reklama të cilat e japin datën 8 qershor si ditën kur do të bëhet lansimi i HTC Sensation 4G. Në të njëjtën kohë, edhe TmoNews e ka vërejtur këtë datë, si kohë të mundshme të lansimit të këtij modeli të ri të HTC’së.

Edhe pse gjërat mund të ndryshojnë prej tani, e deri në muajin qershor, është me rëndësi të dihet se HTC është duke përgatitur edhe një telefon të mençur në Android Gingerbread, i cili me siguri se do të përmbajë karakteristika të avancuara në të. / Telegrafi /