Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj në Samitin e SEECP, takon ministren e re të Jashtme të Kroacisë

2017/06/19650263_851839951638335_1647330503_o.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Dubrovik të Kroacisë, ku po merr pjesë në samitin e vendeve të SEECP-së, së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në margjina të samitit, Hoxhaj ka takuar ministren e Jashtme të Kroacisë, vetëm pak ditë pas emërimit në këtë pozitë, Marija Pejcinovic Buric.

Në këtë takim, homologët kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale të cilat i vlerësuan si marrëdhënie historikisht të shkëlqyera, si dhe diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë mes dy vendeve.

Gjatë samitit, Hoxhaj do të zhvillojë takime të shumta me homologë dhe delegacione pjesëmarrëse. /Telegrafi/