Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës së lirë

2020/09/Enver-Hoxhaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova-12-1-e1605707294994.jpg

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar presidentin e ri të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoxhaj ka thënë se Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës, transmeton Telegrafi.

"Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj.  Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në", thuhet në reagimin e Hoxhajt në Facebook.

Ndryshe, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidennten Kamala Harris”, ka shkruar Biden, transmeton Telegrafi.

“Në numër rekord amerikanët kanë votuar, duke dëshmuar edhe njëherë, se demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”, ka thënë ndër tjera Biden.

Përmes një videoje të publikuar, Biden i bën thirrje amerikanëve për unitet në kohën e krizës.

“Pasi që fushata mori fund, është koha që zemërimin dhe retorikën e ashpër ta lëmë pas shpine dhe të bashkohemi edhe njëherë si komb”, thuhet në kumtesë.

“Është koha që Amerika të bashkohet dhe të shërohet. Në jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka diçka që ne nuk mund ta bëjmë, nëse e bëjmë së bashku”, ka thënë për fund Biden. /Telegrafi/