Please enter at least 3 characters.

​Hovenier ripërsërit kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri

2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-e1689074904696.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori Hovenier pas pjesëmarrjes në dhënien e 250 kamerave të trupit donacion Policisë së Kosovës, foli edhe për rastin e televizionit Klan Kosova, ku tha se kjo çështje nuk është vetëm biznesore, por edhe për lirinë e mediave.

Ndryshe edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në veri, derisa ka kërkuar gjithashtu edhe pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i tha Telegrafit ditë më parë se BE mbetet e shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. /KP/Telegrafi/