Please enter at least 3 characters.

Hoti: Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur gazetarët

2018/12/0K1A7869.jpg

Shumë gazetarë dhe medie, me guximin dhe sakrificën e tyre, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin tonë për liri dhe pavarësi.

Kështu ka deklaruar kryetari i GP të LDK-së Avdullah Hoti me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Hoti ka shprehur respektin për të gjithë gazetarët e guximshëm që promovojnë transparencën dhe llogaridhënien.

“Ne të gjithë mund dhe duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur këta gazetarë. Këtë e kemi obligim edhe si pjesë e forcimit të demokracisë në Kosovës dhe avancimit të proceseve euro-integruese”, ka shkruar në Facebook, Avdullah Hoti. /Telegrafi/