Horoskopi javor për periudhën nga 19 – 26 korrik
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Ju jeni nervozë dhe të tensionuar, pra është mirë të lëvizni nga përditshmëria diku në natyrë.
Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, nuk do të keni durim për partnerin tuaj dhe nuk do ta kuptoni mirë atë - komunikimi është në një nivel të ulët. Deshtë e lirë janë impulsivë, të prirë për t’u dashuruar, me ulje ngritje të pasionuara dhe zhgënjime të dhimbshme - por asgjë nga këto nuk do t’ju zgjasin shumë.
Shëndeti: Jeni tepër të ndjeshëm dhe keni nevojë për relaksim.
Dashuria: Jini më të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja të ngushta, në mënyrë që të mos futeni në një situatë konflikti. Energjia planetare ju sjell në kontakt me ndjenjat tuaja, kështu që së shpejti do të qetësoheni dhe do të fitoni një perspektivë më të gjerë. Ju duhet të vendosni kufij për njerëzit e rinj në jetën tuaj që në start, nëse doni që marrëdhënia të zhvillohet në një mënyrë të shëndetshme.
Shëndeti: Pushoni më shumë.
Dashuria: Kjo periudhë mund të jetë një nga më të favorshmet deri më tani për jetën tuaj personale. Nëse disa ndjenja zhvillohen, nuk do të jeni në gjendje t'i fshihni ato prapa fasadës dashamirëse, duhet të përballeni me ta dhe t'i shprehni ato, si ato negative ashtu edhe ato pozitive. Në marrëdhëniet me partnerin, është koha për bisedat që i keni shtyrë dhe për t’i zgjidhur ato çështje që keni lënë pas dore.
Shëndeti: Bëni një pushim, shkoni në natyrë - atje ku ka ujë dhe gjelbërim do ta gjeni harmoninë.
Dashuria: Për ju, kjo periudhë do të jetë e paharrueshme, dinamike dhe plot ngjarje. Mos merrni vendime të parevokueshme para se të mendoni me kujdes për të gjitha aspektet e ndonjë marrëdhënieje. Mos pranoni propozime që fillimisht shkaktojmë mosbesim dhe ju duken të tepruara, vendoseni veten tuaj në vend të parë dhe mos bëni asgjë për shkak të dikujt tjetër - nëse kjo nuk është ajo që bëni, sepse mu ashtu dëshironi.
Shëndeti: Ndiheni mirë dhe plot energji, por duhet të hiqni qafe nervozizmin.
Dashuria: Në të gjitha marrëdhëniet intime, do të bëheni më seriozë dhe më të përgjegjshëm, kjo do t'ju ndihmojë të forconi marrëdhëniet me partnerin ose martesën tuaj. Luanët e lirë do të ndihen të pasigurt. Do të keni ndjenjën se dikush po luan me ju, por nuk do të jeni në gjendje ta konfirmoni këtë, kështu që do t’ju zhgënjejë dhe intrigojë në të njëjtën kohë.
Shëndeti: Përpiquni të flini mjaftueshëm dhe të pushoni më shpesh, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Nëse jeni duke kërkuar një partner, yjet ju këshillojnë të qëndroni të përmbajtur, pavarësisht se sa jeni të dashuruar. Në marrëdhënie me partnerin do të keni grindje të mundshme që kanë të bëjnë me preokupimin tuaj për planet dhe ambiciet tuaja - partneri nuk është edhe aq shumë i plotë me mbështetje dhe është xheloz për suksesin tuaj, ai ndien se kjo ju largon nga ai.
Shëndeti: Bëni pushime aktive në natyrë.
Dashuria: Është e vështirë për ju të jeni të durueshëm për gjërat që ju shqetësojnë dhe nuk ndieni asnjë entuziazëm për gjithçka që hyn në jetën tuaj, por ngjarjet do të krijohen në atë mënyrë që të relaksoheni dhe të ndiheni pak të qetë të lumtur. Ju jeni distancuar nga disa njerëz që ishin afër jush deri vonë dhe tani mund t'ju duhet të bëni një gjest bujar ndaj tyre – mendoni për atë se si do t’ju kuptojnë.
Shëndeti: Aktiviteti i moderuar fizik dhe pushimi i bollshëm do t’jua mbrojnë nervat dhe shëndetin fizik.
Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, do të përjetoni një ngritje emocionale, do të jeni të kënaqur me gjithçka që ndodh në jetën tuaj personale. Nëse nuk jeni të nxituar, do të meritoni respektin dhe admirimin e personit që ju intereson, prandaj tregoni qetësi dhe durim. Ndikimi i emocioneve mund t'ju frymëzojë për të bërë gjeste dhe ndryshime të mëdha që keni qenë të gatshëm për një kohë të gjatë.
Shëndeti: Kondicioni dhe detoksifikimi do t’ju bëjnë mirë.
Dashuria: Takimet shoqërore mund të jenë mjaft të këndshme gjatë kësaj periudhe. Marrëdhëniet me partnerin mund të komplikohen nga pakujdesia juaj dhe përjashtimi i partnerit nga planet dhe vendimet e tij. Bëni gjithçka që mundeni për të shpenguar veten.
Shëndeti: Ju jeni të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Dashuria: Marrëdhënie intensive me partnerin tuaj - keni diçka për të biseduar, madje mund të keni konflikte për disa qëndrime ose synime, por do të gjeni një mënyrë për të bërë një kompromis të pranueshëm të dyanshëm dhe për t'i drejtuar pasionet tuaja drejt romancës. Jini të matur në komunikimin me njerëz të rinj - dikush po tregon interes për ju.
Shëndeti: Detoksifikimi do t'ju bëjë mirë.
Dashuria: Marrëdhëniet dhe lidhjet e dashurisë do të jenë në qendër të vëmendjes dhe yjet parashikojnë një periudhë të paharrueshme në të cilën mund t’i realizoni ëndrrat tuaja. Ndjenjat janë intensive dhe nëse jeni vetëm, mund të dashuroheni me shumë pasion. Emocionet ju bëjnë të nxitoni dhe të reagoni pa hezitim, por qëndroni larg debateve të panevojshme.
Shëndeti: Shpërndajeni energjinë për të shmangur mbingarkesën.
Dashuria: Jini të ftohtë dhe të matur me fjalë që prekin njerëzit në mjedisin tuaj të ngushtë, në mënyrë që të mos keqkuptoheni. Ka më shumë të ngjarë të dëmtoni ndjenjat e dikujt nëse përpiqeni të fshihni të vërtetën sesa nëse e ekspozoni atë në mënyrë përmbledhur dhe koncize. Ju do të shijoni mjedisin familjar, bisedat intime në mbrëmje, tubimet familjare dhe të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me shtëpinë dhe familjarët.
/Telegrafi/


