Please enter at least 3 characters.

Hoqi dorë nga puna, apartamenti dhe shtëpia që i kishte në Londër, për të jetuar në shtëpinë e ndërtuar me materiale të riciklueshme në malet e Walesit (Foto)

2018/07/shtepia-1-1.jpg
857:"*** VIDEO AVAILABLE *** SOUTH WALES, UNITED KINGDOM - MAY 29: A home made ladder leads up to the second level of Kris Harbour's round house on May 29, 2018 in South Wales, Wales. GOING off-grid is something many dream of, but one former Londoner has actually followed through on his dream of living in a self-built house in the woods. Kris Harbour, 31, gave up his job, house, a flat he owned, and a busy social life to move onto a plot of land in the welsh countryside, which he bought on Ebay. Once there, using recycled, natural, and found materials, he began building his own round cobwood house from scratch, in which he now lives full-time. Kris told Barcoft Media: ìThe idea of working for two thirds of your life and having very little time to socialise and do hobbies, it just doesnít sit right. PHOTOGRAPH BY Marcus Hessenberg / Barcroft Images
35:"Marcus Hessenberg / Barcroft Images

Një i ri nga Londra ka hequr dorë nga jeta luksoze për të jetuar në mal, dhe për këtë vendim thotë se është "shumë i lumtur".

Kris Harbour kishte jetë të mirë, punë, apartament dhe shtëpi në Londër, por ky 31-vjeçar me profesion inxhinier, gjithmonë kishte kërkuar diçka më shumë, transmeton Telegrafi.

Si shumë të tjerë, në moshën 16-vjeçare iu rrek punës për të fituar para për faturat e papaguara dhe për bërë një jetë më të mirë. Dhe një ditë gjeti në e-Bay atë që për një kohë të gjatë e kishte kërkuar.

Toka dhe mali prej mbi 20 hektarë në jug të Wales ishte përgjigja që e kishte kërkuar. Për të jeta në Londër nuk ia plotësonte dëshirat, dhe kështu vendosi që nga druri ta ndërtojë "shtëpinë e ëndrrave".

Kështu një ditë hoqi dorë nga puna, shiti pronat dhe u vendos në Wales. Aty përdori materialet e ricikluara dhe filloi ndërtimin e një "shtëpie të ëndrrave".

"Kam pasur një jetë normale, punë dhe miq me të cilët  i kaloja fundjavat. Megjithatë të gjitha këto nuk më përmbushnin, dhe ndihesha sikur nuk kam kohë të mjaftueshme për gjërat krejtësisht tjera që i kam ëndërruar t'i bëjë prej kohësh", ka deklaruar Kris.

Inxhinieri nga Londra kishte në pronësi një shtëpi dhe apartament, si dhe punën me orar të plotë të cilën e la në maj të vitit 2015. Shtëpia e tij e re është plot një kilometër larg çfarëdo zone të banuar.

Me paratë e shitjes së apartamentit dhe shtëpisë, bleu tokën dhe vitet e ardhshme i kaloi duke ndërtuar shtëpinë e re, ku përdori dru të vjetër dhe materiale tjera të riciklueshme.

"Mendoj se 90 për qind e materiale që janë përdorur për ndërtimin e shtëpisë janë të riciklueshme. Pothuajse gjithçka është e punuar nga druri", ka shtuar Kris. /Telegrafi/