Please enter at least 3 characters.

Hodhi mbeturina vëllimore, Inspektorati i Prishtinës e dënon qytetarin me 200 euro gjobë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se një person është gjobitur me 200 euro për hedhje të mbeturinave vëllimore, në kundërshtim me rregulloren.

Komuna në një postim në Facebook shkruan se Inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese/.

“Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.

Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët”, thuhet në postim. /Telegrafi/