Historia mund të përsëritet për Mesut Ozilin, me Arsenalin që dëshiron ta zëvendësojë atë me yllin që e zëvendësoi gjermanin te Real Madridi
245:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 16: Mesut Özil of Arsenal in action during the Premier League match between Arsenal FC and Newcastle United at Emirates Stadium on February 16, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images
30/12/2020
Tashmë thuhet se e ardhmja e Mesut Ozilit te Arsenali është e qartë dhe ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori gjerman nuk është në planet e Mikel Artetas, derisa nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në këtë edicion.
Ozil po kërkon një aventurë të re, gjersa Arsenali po tenton të transferojë Iscon nga Real Madridi.
Duket se historia për gjermanin do të përsëritet, shkaku që ishte pikërisht spanjolli që e zëvendësoi atë në Santiago Bernabeu.
Tani, Isco pritet të zëvendësojë Ozilin dhe në Emirates, e që kalimi sipas Mirrorpritet të realizohet në janar.
Real Madridi ka bërë të ditur se ata i duan 70 milionë euro për kartonin e mesfushorit dhe Arsenali duhet të bëjë disa largime për të realizuar këtë transferim. /Telegrafi/


