Historia dhe fyerjet nga tifozët e Napolit – Nallbani flet për ndeshjen kthyese në garat evropiane
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti e tashmë trajneri kosovar, Ilir Nallbani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Ish-mesfushori pejan ka rrëfyer një rast interesant në përballjen me Napolin, sa ishte pjesë e Vllaznisë në garat e Ligës së Evropës.
"Shkuam në Itali dy ditë përpara dhe u stabilizuam në hotel. Ka qenë një histori interesante një ditë para ndeshjes duke shkuar në stërvitje dhe shkonim me autobusin e Napolit".
"Tifozët vraponin pas autobusit duke menduar se futbollistët e tyre, por kur e panë se jemi ne Vllaznia filluan të na ofendonin", tregon Nallbani duke qeshur.
"Ka qenë shumë interesante të luajmë ndaj Napolit, stadiumi dhe përballja. Jam përballur më shumë me dyshen Marek Hamsik dhe Gargano", tregon ndër të tjera Nallbani.
Nallbani te Vllaznia e Shkodrës qëndroi për pesë vite e gjysmë, teksa me këtë skuadër luajti edhe në garat evropiane.
Ish-mesfushori pejan aktualisht është trajner i Kombëtares së Kosovës U15. /Telegrafi/


