Please enter at least 3 characters.

Hierro: Kisha kënaqësinë të isha trajner i Spanjës, e ardhmja nuk varet nga unë

2018/07/Fernando-Hierro.jpg
248:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 01: Fernando Hierro, Head coach of Spain applauds fans after the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Spain and Russia at Luzhniki Stadium on July 1, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Fernando Hierro thotë se ishte kënaqësi të drejtonte Spanjën, por e pranon se nuk varet nga ai nëse do të qëndrojë apo jo edhe pas eliminimit nga Kampionati Botëror 'Rusia 2018'.

Hierro mori drejtimin e spanjollëve pas shkarkimit të Julen Lopetegui, ndërsa nën drejtimin e tij Spanja u eliminua në 1/8 e finales në penallti ndaj Rusisë.

"Të gjithë ne ndiejmë dhimbje, erdhëm të bëjmë diçka të rëndësishme, të luftojmë për Kupën e Botës, por ky është futbollit", tha trajneri pas ndeshjes.

(Foto: Getty Images) 

"Nuk është diçka që ka të bëjë më përkushtimin, bashkëpunimin dhe përpjekjet e tyre ditore".

"Ka qenë një kënaqësi të isha trajner i tyre. Nëse ka diçka për të na kritikuar neve, atëherë unë jam trajneri dhe i marrë të gjitha përgjegjësitë e asaj që ka ndodhur".

"Kjo skuadër ka dhënë gjithçka që nga dita e parë ku ishin bashkë. Është e vështirë të sulmosh për 120 minuta, ne kemi provuar gjithçka".

"Sinqerisht, sjella e skuadrës ishte profesionale, edhe e atyre që nuk kanë luajtur".

"E ardhmja? Nuk është vendimi im. Pas eliminimit, ajo se çfarë do bëjë nuk ka rëndësi", ka shtuar Hierro. /Telegrafi/