Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti në FIBA Europe Cup, Prishtina do të ndeshet me italianët e Pallacanestro Varese

2019/02/51596267_2078003052506846_2884232313502171136_n-e1549482958298.jpg

Klubi basketbollistik, Z Mobile Prishtina do të ndeshet me Pallacanestro Varese në fazën e eliminimit direkt në FIBA Europe Cup.

Z Mobile Prishtina ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen dramatike ndaj Pinar Karsiyaka me rezultat 82-78.

Kjo fitore ka bërë që klubi kryeqytetas ta shkruaj historinë dhe të avancoj tutje në fazën e eliminimit direkt në këtë garë.

Sot (e enjte) gjatë ditës në Munih është hedhur edhe shorti për tetë çiftet apo 16-të skuadrat pjesëmarrëse.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka mësuar kundërshtarin e tyre dhe ai është ekipi italian, Pallacanestro Varese.

Është vet faqja zyrtare e FIBA Europe Cup, por edhe ajo e Prishtinës që ka njoftuar për kundërshtarin.

"Pas hedhjes së shortit në FIBA Europe Cup, Z MOBILE PRISHTINA në 1/16 do të luaj ndaj Pallacanestro Varese"

"Jemi gati për Play off", thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Në rast të kalimit tutje, Prishtina do të ndeshet me njërën nga skuadrat, Donar Groningen ose Filou Oostende. /Telegrafi/