Please enter at least 3 characters.

Hidhet me bark në pishinë që të krijojë stërpika uji për fotografi (Video)

2016/09/Hidhet-me-bark-në-pishinë-qe-te-krijoje-sterpika-uji-per-fotografi-foto.jpg
14:"© snowfairy88

Një fotograf nga Japonia, i njohur në Twitter vetëm si snowfairy88, është hedhur me bark në pishinë që të krijojë stërpika për prapavijën e fotografive.

Derisa në qendër është një modele, pjesa e pasme mbulohet nga uji që ngrihet përpjetë, transmeton Telegrafi.

Në videon e plasuar në internet, shihet fillimisht vajza që pozon me veshje të bardhë, e më pas edhe ai duke u hedhur, ndërsa është komplet i veshur me rrobe.

Megjithëse duket një formë e pazakontë, nga fotografia mund të shihet se ai ia ka dalë me sukses. /Telegrafi/