“Hey mama” e Bebe Rexhës mbi 500 milionë klikime në Youtube (Video)
08/12/2015
Këngëtarja shqiptare, e cila po bën karrierë në Amerikë, po thyen rekorde me klikime në kanalin muzikor të Youtubes.
Bëhet fjalë për Bleta Rexhën, e njohur më mirë si Bebe Rexha, e cila ditë më parë pati një paraqitje mbresëlënëse në shoun amerikan, Jimmy Kemmel Live.
“Hey Mama” i publikuar në muajin maj të këtij viti i Rexhës ka arritur shifrat rekorde mbi 501 milionë shikime në Youtube, transmeton Telegrafi.
Rexha këtë këngë e ka sjell në bashkëpunim me këngëtaren amerikane, Nicky Minaj dhe D.j e njohur botëror, David Guetta.
Kujtojmë se edhe një hit i Rexhës ka marrë miliona klikime, përkatësisht kënga Monster, të sjell në bashkëpunim me Eminem dhe Rihannën. /Telegrafi/


