Please enter at least 3 characters.

Heshtin rrjetat në pjesën e parë: Arsenali humb penallti, Interi dhe Bayerni flirtojnë me golin 

Ndeshjet Real Madrid - Arsenal dhe Inter Bayern Munich, janë mbyllur pa gola edhe pse të dyja ndeshjet kishin raste.  

Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët, por një gol i Kylian Mbappe, ishte nga pozita jashtë loje.

Arsenali pastaj ka fituar penallti në minutën e 11-të pas rishikimit të VAR-it, ku Asensio pengoi Merinon në zonë.

Bukayo Saka gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois ndali gjuajtjen e tij në minutën e 13-të.

Pas disa minutash Real Madridi, fitoi penallti, por pas shikimit të VAR u anulua.

Në anën tjetër, Inter dhe Bayern Munich, krijuan shumë, por nuk arritën të shënonin.

Henrikh Mkhitaryan dhe Federico Dimarco rrezikuan në start për Interin, ndërsa Micheal Olise kishte dy raste për Bayernin por pa sukses.

Hakan Calhanoglu provoi bukur nga distanca, por topi shkoi mbi portë.

Në anën tjetër, gjermanët kishin disa raste të mira radhazi, por Thomas Muller dhe Leroy Sane, humbën raste të mira.

/Telegrafi/