Hendboll, humbja e tretë e Kosovës
06/01/2016
Përfaqësuesja e Kosovës pësoi në “Shani Nushi” në Gjakovë nga Bosnje-Hercegovina me rezultat 29-33.
Mysafirët ishin në epërsi gjatë gjithë kohës, transmeton koha.net.
Kosova mbetet e fundit në Grupin 1 të kualifikimeve nga Evropa me tri humbje. Bosnja-Hercegovina tash ka dy fitore dhe një barazim.
Lituania ka një barazim e një fitore, ndërsa Sllovakia ka një fitore e një humbje.


