Please enter at least 3 characters.

Hekuran Krasniqi dhe Naim Berisha publikojnë bashkëpunimin e ri "Pa kasavet" (Video)

2017/05/Heki.jpg

Këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi dhe Naim Berisha kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Pa kasavet" mban titullin kënga e tyre e re, e cila është punuar në studion e Hekuranit, me muzikë dhe tekst nga vet ai.

Kënga është ritmike verore në stilin reggae, ndërsa është publikuar në YouTube edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

"Pa kasavet" pritet të jetë suksesi i radhës për dyshen, në veçanti për Hekuranin, i cili ka qenë mjaft aktiv këtë vit. /Telegrafi/