Please enter at least 3 characters.

Hazard: Do të ishte fantastike të luaj kundër Chelseat sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

2019/05/GettyImages-1152488213-1-e1559203504855.jpg
263:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 29: Eden Hazard of Chelsea celebrates after scoring his team's fourth goal during the UEFA Europa League Final between Chelsea and Arsenal at Baku Olimpiya Stadionu on May 29, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Eden Hazard duket se e ka ndarë mendjen që të luajë për skuadrën spanjolle të Real Madridit.

Belgu gjatë mbrëmjes së kaluar ka fituar trofeun e Ligës së Evropës me Chelsean, e cila triumfoi në finale 4-1 kundër Arsenalit.

Futbollisti ka dhënë një intervistë për televizionin francez, RMC, ku ka zbuluar tërthorazi planet për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi shkoi një hap më tej duke deklaruar se do të ishte "e madhe" të përballej me Chelsean ë Ligën e Kampionëve.

"Chelsea do të jetë në Ligën e Kampionëve në të ardhmen, me gjasë pa ty. A mund të shohim kundër tyre me Real Madridin e Zinedine Zidane?", pyeti gazetari lojtarin.

"Shpresoj që po, ashtu siç shpresoj që të luaj kundër Lilles, e cila gjithashtu është në Ligën e Kampionëve. Do të ishte fantastike", u përgjigj me buzëqeshje lojtari.

Ndryshe, Hazard raportohet se do të kalojë te madrilenët për një shumë prej 130 milionë eurove. /Telegrafi/