Please enter at least 3 characters.

Haxhiu: Vetëvendosje s’ka hequr dorë nga Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

2018/06/Vetevendosje-konference-Albulena-Haxhiu-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të jetë ndër ligjet e para që Lëvizja Vetëvendosje do t’i procedojë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, ndër prioritetet e saj të para do të jetë luftimi kundër krimit dhe korrupsionit.

“Nuk kemi hequr. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe të dyshimtë do të jetë ndër ligjet e para që do t’i procedojmë në Kuvendin e Kosovës. Për pjesën për drejtësi ku kam punuar edhe unë, në programin e detajuar të programit qeverisës, i cili nuk është publik pasi do të votohet në mbledhjen e qeverisë dhe do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës. Ndër prioritetet e para është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit”, tha Haxhiu në T7, së cilës në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk iu lejua kandidimi për shkak se ka pasur një dënim në tri vjetët e fundit.