Please enter at least 3 characters.

Haxhiu: Qeveria po e provokon tensionimin e situatës, VV-ja nuk do të ndalet

2016/04/Vetevendosje-konference-Albulena-Haxhiu-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se miratimi i marrëveshjes për Demarkacionin është e dëmshme.

Haxhiu ka thënë se qeveria pa i shqyrtuar faktet e tryezës së mbajtur me 3 gusht e thirri mbledhjen dhe e procedoj këtë marrëveshje për Kuvend, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shtuar se është e pavërtetë ajo se kjo marrëveshje mbështet në pakon e Ahtisarit, deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

“Janë një sërë argumentesh që ky projektligj të mos përkrahet. Qeveria po e provokon situatën dhe me këtë mund të them se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalet me kundërshtimin e saj dhe përgjegjësin për tensionimin e situatës”, ka thënë Haxhiu./Telegrafi/