Please enter at least 3 characters.

Haxhiu: Qëndrimi i LDK-së, injorim i vullnetit të popullit

Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu,  ka thënë se propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri të tranzicionit është përpjekje për injorim të vullnetit të popullit.

Para mediave, Haxhiu tha se është e papranueshme që të injorohet vullneti i qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket qëndrimit të LDK-së, mendoj se është e papranueshme që të injorohet vullneti i qytetarëve. Ne nuk është se kemi pasur zgjedhje para 2-3 vitesh, por para 3 muajve. Prandaj ka tendencë të hapur që ky vullnet i popullit të injorohet. VV-ja është subjekti më i madh në vend dhe kryeministri Kurti është kandidati me më së shumti mbështetje. Kushdo që tenton ta injorojë këtë vullnet e ka gabim dhe kjo fare nuk mendoj se mirëkuptohet nga qytetarët”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndryshe, sot për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës./Telegrafi/