Please enter at least 3 characters.

Haxhiu kritikon mungesën e opozitës: Të ndalen presionet ndaj kandidateve për presidente

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka nisur vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit, e cila u shty për në orën 14:00.

“Po vazhdojmë seancën që kemi nisur dje për zgjedhjen e presidentit të Kuvendit. Edhe përkundër faktit që edhe dje edhe sot u kam bërë thirrje deputetëve që të jenë të pranishëm në seancë dhe të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese, siç po e shihni deputetët nga partitë opozitare nuk janë të pranishëm”, ka thënë Haxhiu.

Ajo i është referuar edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për obligimet e deputetëve.

“Të vetmen leje e kam marrë nga deputetja Afërdita Hajrizi që për arsye shëndetësore e ka pas të pamundur të jetë në seancë. Asnjë leje tjetër skam pranuar”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se deputetët janë të obliguar të ushtrojnë mandatin e tyre dhe i lus të jenë në seancë.

“Në vend që të bëjnë presion kandidatëve që të tërhiqen nga gara, i ftoj të vijnë dhe nëse kërkojnë fjalën do tua kalojmë. Por jo të flasin nga ambiente tjera”, tha Haxhiu. /Telegrafi/