Haxhiu fton Prokurorinë që të merret me presidentin
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook kërkon nga Prokuroria që të merren me deklaratat e presidentit.
Thaçi sot në një konferencë për media ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se financohet nga qarqe të dyshimta.
Akuzat e ulëta ndaj VV-së dhe kryetarit Albin Kurti, sipas Haxhiut kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga skandalet e shkeljet e mëdha në të cilat është zhytur!
Postimi i Haxhiut:Në vend të dorëheqjes, Thaçi paska folur sot në konferencë para gazetarëve!Dukej në siklet të madh. Është e qartë, ai njëri përbën rrezik të madh për vendin!Akuzat e shpifjet e ulëta ndaj Lëvizjes dhe Albinit kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga skandalet e shkeljet e mëdha në të cilat është zhytur!Kushtetuesja dhe Prokuroria do të duhej të merreshin me të!


