Please enter at least 3 characters.

Hat-trick i Messi në stërvitjet rikthyese

2016/01/hat-trick-i-messi-n-euml-st-euml-rvitjet-rikthyese_hd.jpg

Argjentinasi qëndroi jashtë fushe për shkak të një dëmtimi të këmbës, por shënoi rikthimin e tij me një hat-trick dhe një asistim, në një miqësore të hapur brenda-skuadrës, e cila u përcoll nga 12 mijë spektatorë.

Dy gola nga argjentinasi barazuan në 2-2 rezultatin, para se ai të çojë në 3-2 epërsinë për skuadrën e tij. Më pas ekipi i argjentinasit, ku luanin edhe Neymar dhe Andres Iniesta, kaloi sërish në disavantazh 4-3, por Mesi edhe një herë u tregua vendimtar duke asistuar për golin e barazimit të shënuar nga Iniesta.

Cesc Fabregas e vulosi ndeshjen duke shënuar golin e nëntë për ekipin kundërshtar të Messi, i cili u mposht 5-4 në takimin stërvitor.

Por, pa dyshim se edhe pse ishte stërvitje, ndeshja ishte emocionuese për shumë tifozë, të cilët janë inkurajuar nga forma e argjentinasit.

Barcelona aktualisht qëndron në krye të tabelës së La Liga, por me pikë të barabarta me Atletico Madridin dhe gjatë vikendit do të ndeshet me ekipin e 14-të, Elche. /Telegrafi/