Hasani transferohet te KB Bashkimi
07/01/2015
Hasani ishte pjesë e Bashkimit edhe gjatë edicionit 2012/13, e më pas kishte kaluar te Peja. Pas arritjes së marrëveshjen me Hasanin, skuadra prizrenase premton se në ‘Sezai Surroi’, së shpejti do të ketë dhe emra të tjerë, raporton Korneri.
Faktorë kyç për largimin e ish-basketbollistit të Prishtinës nga kryeqyteti, besohet të ketë qenë minutazha e vogël te kampioni.
Bashkimi edicionin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë në ETC Super Ligë, me 23 pikë. /Telegrafi/


