Please enter at least 3 characters.

Hasani e Gashi nuk grumbullohen në Përfaqësuese

2016/01/hasani-e-gashi-nuk-grumbullohen-n-euml-p-euml-rfaq-euml-suese_hd.jpg

Kosova nga 9 tetori deri më 12 të këtij muaji do të organizojë kamp tri ditorë në Zvicër. Pjesë e kampit pritet të jenë lojtarët më të mirë që ka momentalisht Përfaqësuesja, kurse do të mungojnë dy prej tyre, raporton Arena.

Është sulmuesi i Gornik Leczna, Shpëtim Hasani, që nuk do të ftohet shkaku i problemeve me skuadrën e tij, si dhe Ardian Gashi që aktivizohet me ODD Grenland të Norvegjisë. Përzgjedhësi Albert Bunjaku pritet që gjatë ditëve të ardhshme të publikojë listën, e cila nuk pritet të ketë shumë risi.

Kosova më 12 tetor do të zhvillojë miqësoren me skuadrën nga Liga e Dytë e Zvicrës, FC Will. Ndeshja luhet në stadiumin e kësaj të fundit, e cila do të përurojë stadium të ri. /Telegrafi/