Please enter at least 3 characters.

Haradinaj-qytetarëve: Zëri yt është vota, shfrytëzoje!

2017/06/19095945_10155498749495513_1178673081_o.jpg

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë dhe të dalin të votojnë.

Haradinaj u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë për Kosovën.

“Zëri yt është vota jote. Shfrytëzoje!

Kosova ka nevojë për ty dhe për secilin prej nesh.

Voto për Kosovën tënde!”, ka shkruar ai.