Please enter at least 3 characters.

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

2020/09/119117780_2069660059825064_5175488587814058587_o.jpg

Shefi i sapo emëruar i zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Tomas Szunyog u prit në takim nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, përpos njoftimit të misionit të Szunyog-it në Kosovë, u diskutua edhe për rimëkëmbjen ekonomike dhe për krizën me pandeminë në vend.

"Ambasadorit i urova mirëseardhjen në vendin tonë dhe biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë, sfidat e rimëkëmbjes ekonomike. E sigurova z. Szunyog, për vendosmërinë e Kosovës në rrugën euroatlantike", shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:Takim njoftues me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.Ambasadorit i urova mirëseardhjen në vendin tonë dhe biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë, sfidat e rimëkëmbjes ekonomike.E sigurova z. Szunyog, për vendosmërinë e Kosovës në rrugën euroatlantike.Nga ana tjetër, Ambasadori Szunyog, shprehu gatishmërinë e tij për të punuar bashkë me institucionet e Kosovës, për të çuar përpara agjendat e integrimit, si dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. /Telegrafi/