Please enter at least 3 characters.

Haradinaj për marrëveshjen e SBASHK-ut me MASH-in: Rëndësi e veçantë për procesin arsimor

2019/09/interviste-me-Ramush-Haradinaj-19-shtator-foto-Ridvan-Slivova-10.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministria e Arsimit dhe SBAShK-u sot kanë arritur marrëveshje, ku sipas saj do të paguhet edhe paga e 13-të për mësimdhënësit e arsimit para universitar, duke filluar nga viti 2023.

Arritjen e kësaj marrëveshje e ka konsideruar si të rëndësishme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si të një rëndësie të veçantë për procesin arsimor në Kosovë.

“Është kohë kur na duhen marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, në mënyrë që ta tejkalojmë krizën aktuale që na ka prekur të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:Të dashur nxënës, prindër e arsimtarë,Lajm shumë i mirë përmbyllja me sukses e negociatave mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.Arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet. Është kohë kur na duhen marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, në mënyrë që ta tejkalojmë krizën aktuale që na ka prekur të gjithëve.Së shpejti do zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor, ashtu siç ishte e paraparë me Ligjin e Pagave.Përgëzoj ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, për angazhimin e tij të palodhshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje. /Telegrafi/