Haradinaj ngushëllon popullin grek për tragjedinë
24/07/2018
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së një numri të njerëzve në Greqi pas përfshirjes nga zjarri.
"Në emër të popullit i shprehim ngushëllime popullit grek, pas përfshirjes nga zjarri. Kemi dërguar një telegram ngushëllimi tek shteti", tha Haradinaj në mbledhje të Qeverisë.


