Please enter at least 3 characters.

Haradinaj ngushëllon familjen që humbi familjarët si pasojë e vërshimeve në Pejë

2023/05/Konference-e-Ramush-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-6-e1686731262682.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë qytetin e Pejës.

Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ademaj që humbi dy familjarët e tyre, transmeton Telegrafi.

"I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët. Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet", thuhet në reagimin e Haradinajt.

Ndryshe, Policia tashmë ka njoftuar se një grua bashkë me djalin e saj kanë humbur jetën. Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/