Please enter at least 3 characters.

Haradinaj në Shqipëri, takon presidentin Ilir Meta

2018/01/11-01-2018-ZKM-2.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, në takim është biseduar për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në proceset e ndryshme me rëndësi për vendin, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar. /Telegrafi/