Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Marshi i sotëm “një popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën

2019/11/74330854_2619339241437760_7378769319359938560_n.jpg

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëndjen me familjarët dhe bashkëpuntorët e Astrit Deharit, duke ndarë dhimbjen për këtë rast tragjik.

Haradinaj ka thënë se marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën.

"Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik. Marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërteten", ka shruar ai në Facebook.

Kujtojmë që më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari./Telegrafi/