Please enter at least 3 characters.

Haradinaj paralajmëron ata që e fyejnë e shajnë: Kanë me u përgjigj në çfarëdo forme

Ish-deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj sharjeve dhe akuzave që, sipas tij, i janë bërë publikisht, duke deklaruar se personat që e ofendojnë “do të përgjigjen në çfarëdo forme të mundshme”.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Haradinaj përmendi edhe një rast të një personi që jeton në Gjermani, për të cilin tha se kishte publikuar akuza ndaj tij.

“Ai që del e më shan, ka me m’u përgjigj në çfarëdo forme të mundshme, duhet me mendu kudo që jeton. Edhe ai që jeton në Gjermani e ka shkru para një muaji ‘këta janë vrasës e kriminelë’, mos të dërgon njerëz e të vajton. Ai duhet me u përgjigj para drejtësisë..".

"Nëse jam vrasës, hajde Prokurori trego”, ka deklaruar Haradinaj.