Please enter at least 3 characters.

Haradinaj i bashkohet festës së Shën Mhillit

2019/09/ramushi-festa.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka thënë se shqiptarët për mijëra vjet kanë festuar të bashkuar, duke qenë të pathyeshëm përballë sfidave, sipas tij.

Këto komente Haradinaj i bëri përmes një postimi në Facebook, pasi mor pjesë në kremten e festës së Shën Mhillit në Doblibare të Gjakovës.

“Shqiptarët, si popull të një trungu, për mijëra vjet kanë festuar të bashkuar, duke qenë të pathyeshëm përballë sfidave. Me urimin që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm udhëzues për tërë shoqërinë tonë, sot iu bashkova festës së Shën Mhillit në Doblibare të Gjakovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/