Haradinaj falënderon UÇK-në në fjalimin e fundit si kryetar i AAK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalimin e fundit si kryetar i kësaj partie, duke thënë se do të vazhdojë t’i shërbej Kosovës dhe kombit, pasi ky shërbim ka nis që kur ishte fëmijë dhe nuk përfundon kurrë.
Haradinaj në kuvendin e përgjithshëm të AAK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i kësaj partie për mandat katër vjeçar, falënderoi
“Që nga mosha e re, fëmijë e deri në 31 vjeç, shërbimin ndaj atdheut e kam bërë si shërbim për çlirim, kam pas nderin të jem ushtar dhe komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK faleminderit për jetë, faleminderit për jetë bashkëluftëtar., .... nga sot do të vazhdoj t’i shërbej Kosovës si njëri nga ne, si njëri nga ju. Shërbimi për Kosovën, shërbimi ndaj kombit nuk përfundon kurrë. Përjetë Aleancë “, tha ai, duke shtuar se sot AAK i beson Ardian Gjinit.
Haradinaj pati edhe një apel për votuesit në Kosovë dhe bashkatdhetarët jashtë vendit.
“Votoni për energji tonën e jo të armiqve tonë, votoni për energji që e prodhojmë në Kosovë. 14 milardë qymyr i kemi në vend dhe i japim miliarda armiqve tonë, mos lejoni të vazhdojë kjo më ju lutëm... mos të lëmë asnjë njeri tonë pa punë, pa të ardhura, mos të lëmë asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor, pa sigurim pensional, pa dinjitet. Jo për social, jo për social, për dinjitet, për vend të zhvilluar, për njerëz që kanë të ardhura, paga dhe që janë zot të vetës “, tha ai.
Ai shtoi se mos votoni askënd që e rrezikon aleancën me Amerikën dhe sigurinë e Kosovës.
Delegatëve të kuvendit iu drejtua edhe kandidati i vetëm për kryetar të AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini. Derisa, delegatët pritet të votojnë për Haradinajn si kryetar nderi. /kp/


