Haradinaj: BE-ja ti jep epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Parlamentin Evropian me 331 vota për, është konfirmuar fillimi i trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një status në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se një vullnet kaq i fuqishëm politik, që buroi sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg, rikonfirmon për të disatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian në Bruksel vitin e kaluar.
Postimi i tij i plotë:Nën lidershipin e eurodeputetes Tanja Fajon - në Parlamentin Europian me 331 vota për, u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.Një vullnet kaq i fuqishëm politik, që buroi sot nga Parlamenti Europian në Strasburg, rikonfirmon për të disatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Europian në Bruksel vitin e kaluar.Është tërësisht e padrejtë, frustruese, dhe dekurajuese që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta e fituar për lëvizje të lirë në Europë.


