Hapet ekspozita “Uniformat blu”, pasqyrohet puna e Policisë së Kosovës në pandemi
08/09/2020
Për të pasqyruar punën e Policisë së Kosovës gjatë pandemisë COVID-19 është hapur ekspozita “Uniformat blu” sot në sheshin “Skënderbeu” e cila do të qëndrojë hapur deri në fundjavë.
Iniciuesja e kësaj ekspozite, Mihane Hoxha nga organizata joqeveritare “Culturat” tha se kjo është bërë në nderim të punës së Policisë gjatë kësaj periudhe.
Ndërkaq, kjo punë u vlerësua edhe nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.


