Hansi Flick vendos transferimin e radhës të madh tek Barcelona pas atij të Rashford
Barcelona ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht transferimin e Marcus Rashford, por duket se tashmë kanë kthyer vëmendjen drejt objektivit të radhës për këtë verë. Rashford ndodhet në Spanjë për të kompletuar huazimin njëvjeçar nga Manchester United, pasi prishi raportet me trajnerin Ruben Amorim në fund të vitit 2024.Marrëveshja është në formën e një huazimi me detyrim blerjeje, ku Barcelona do të ketë mundësinë ta blejë Rashford për 30 milionë euro verën e ardhshme.Raportimet tregojnë se Rashford ende nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve financiare të Barcelonës, por klubi është plotësisht i bindur se ai do të mund të luajë para fillimit të sezonit.Pasi të zyrtarizohet ky transferim, trajneri Hansi Flick do të shpresojë të shtojë edhe më shumë përforcime në skuadër për të mbrojtur titullin kampion në La Liga.


