Please enter at least 3 characters.

Hamilton: Shpresoj të kem në dispozicion bolidin më të mirë dhe më të shpejtë të mundshëm

2017/03/Lewis-Hamilton-Valtteri-Bottas-594816.jpg

Mercedesi ka ende punë për të bërë në prag të Botërorit të ri të Formulës 1. Kjo është ajo që ka deklaruar nënkampioni i botës, Lewis Hamilton, gjatë testeve të dyta parasezonale që po zhvillohen në pistën e Montmelosë, në Barcelonë.

“Jemi ende në fazën e zhvillimit të makinës. Kemi kryer shumë xhiro, por nuk kemi mundur të gjejmë shumë tregues në krahasim me javën e kaluar. Kjo edhe për faktin se kushtet e pistës nuk ishin shumë të mira”, tha Hamilton.

Britaniku preferon që të tregohet shumë i kujdesshëm në lidhje me makinën e re të Formulës 1, duke theksuar se nuk dihet ende sesa e përmirësuar do të jetë ajo, transmeton TopChannel.

“Është e vështirë të thuash sesa i ndjeshëm do të jetë përmirësimi i makinës në prag të kampionatit. Shpresoj të kem në dispozicion bolidin më të mirë dhe më të shpejtë të mundshëm”, tha Hamilton.