Please enter at least 3 characters.

Hamilton: Rival për titull këtë sezon do t'i kem Vettelin dhe Bottasin

2019/01/seb-portlock.jpg
331:"AUTODROMO HERMANOS RODRIGUEZ, MEXICO - OCTOBER 28: Title rival Sebastian Vettel, Ferrari, offers his congratulations to drivers championship winner Lewis Hamilton, Mercedes AMG F1 during the Mexican GP at Autodromo Hermanos Rodriguez on October 28, 2018 in Autodromo Hermanos Rodriguez, Mexico. (Photo by Joe Portlock / LAT Images)
25:"Joe Portlock / LAT Images

Lewis Hamilton pret një rivali të vjetër dhe një aleat të ngushtë që ta rivalizojnë në garën për titull në Formula 1.

Britaniku ka fituar vitin e kaluar titullin e pestë në karrierë, duke i ofruar edhe më tepër Michael Schumacherit, i cili ka më së shumti tituj - shtatë sosh.

Ngasësi i skuderisë së Mercedesin i sheh si rival për sezonin e ri kolegun Valtteri Bottas si dhe Sebastian Vettelin e Ferrarit.

"Unë e imagjinoj se do të jetë Sebastiani si rivali im kryesor si dhe Valtteri, por do të jenë edhe pilotët e Red Bullit", tha Hamilton për Formula1.com.

"Ata duhet të përmirësojnë natyrshëm besueshmërinë e tyre që ka qenë një rënie e madhe gjatë vitit të kaluar", shtoi ai.

Max Verstappen dhe Pierre Gasly do të garojnë për Red Bullin kur bëjnë kalimin nga Renault tek motorët Honda.

Ndryshe, kampionati i ri do të startojë në muajin në shtegun e famshëm të Melburnit për Çmimin e Madh të Australian Grand Prix. /Telegrafi/