Please enter at least 3 characters.

Hamilton mposht shokun e tij te Mercedesi, Bottas -  për 'pole position' në çmimin e madh të Spanjës

2020/08/GettyImages-1266447404.jpg
305:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 15: Pole position qualifier Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP with the Pirelli pole position award during qualifying for the F1 Grand Prix of Spain at Circuit de Barcelona-Catalunya on August 15, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Albert Gea/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Lewis Hamilton e ka fituar garën për 'pole position' në çmimin e madh të Spanjës që mbahet nesër (e diele).

Kampioni në fuqi i Formula 1 mposhti shokun e tij nga Mercedesi, Valtteri Bottas, për t'u renditur i pari në fillim të garës që mbahet të dielën e kësaj jave.

Bottas ishte duke udhëhequr në fund, mirëpo mrekullisht, Hamiltoni i doli përpara për t'i rrëmbyer pozitën e parë.

Në top treshe përfundoi Max Verstappen, që rivalizoi ashpër dyshen e Mercedesit, mirëpo ishte i pafuqishëm.

Pas tyre u renditen, Perez, Stroll, Albon, Sainz, Norrris, Leclerc dhe Gasly, ndërsa Vettel, Kvyat, Ricciardo, Raikkonen dhe Ocon mbetën mbrapa.

Mbrapa në garë ishin edhe Magnussen, Grosjean dhe Russell, që nuk do të kenë shanse për titull nesër. /Telegrafi/