Please enter at least 3 characters.

Hamilton: Bolidi im ishte ndarë në miliona pjesë para garës në SHBA

2018/10/GettyImages-1052715782.jpg
301:"AUSTIN, TX - OCTOBER 21: Lewis Hamilton of Great Britain driving the (44) Mercedes AMG Petronas F1 Team Mercedes WO9 is pushed onto the grid before the United States Formula One Grand Prix at Circuit of The Americas on October 21, 2018 in Austin, United States. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Pilotii i Mercedesit, Lewis Hamilton ka thënë se skuderia e tij është detyruar që të bëjë ndryshime në pompën e ujit gjatë garës së fundit për çmimin e madh të SHBA-s.

Hamilton në qytetin e Austinit u nis nga pozita e parë, por që shumë shpejt mbeti pas Kimi Raikonenit, i cili ngadhënjeu në këtë Amerikë.

Britaniku përfundoi garën si i treti, ku para tij u rendit Max Verstappen i Red Bullit.

"Kur ju shihni se automjeti është ndarë miliona copa, do të thotë se nuk është ideal për garën. Nëse nuk e keni gati që në mëngjes, fiton rezultat si në garën amerikane", ka thënë Hamilton, raporton Autosport.

Hamilton më tutje tha se Ferrari jo vetëm që e befasoi Mercedesin, por ishte shumë më i mirë.

Hamilton hyrë në garë me 67 pikë në epërsi kundrejt Sebastian Vettelit të Ferrarit dhe i duhen edhe tetë pikë më shumë britanikut për të marrë kurorën e pestë të kampionit në Formula 1.

Ndryshe, gara tjetër është më 28 tetor dhe zhvillohet në shtetin e Meksikës. /Telegrafi/