Haliti: Emblema e UÇK-së është kujtesë e rrugës së sakrificës, qëndresës dhe lirisë së Kosovës
01/06/2026
Xhavit Haliti, kandidat për deputet me numër 14, shihet në Drenas, afër një të riu që mbante flamurin me emblemën e UÇK-së dhe mbishkrimin “Heronj të luftës dhe paqes”, kushtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
"Emblema e UÇK-së është kujtesë e rrugës së sakrificës, qëndresës dhe lirisë së Kosovës", ka shkruar Haliti në përshkrimin e fotos.
Haliti bashkë me drejtuesit tjerë të PDK-së kanë pasur takime të shumta në qytete të ndryshme.


