Please enter at least 3 characters.

Haliti bashkë me PDK-në vazhdojnë fushatën në Prizren: Të bashkuar për fitoren e 7 qershorit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, së bashku me zyrtarë dhe mbështetës të partisë, kanë vazhduar aktivitetet e fushatës zgjedhore në Prizren.

Gjatë takimeve me qytetarët, përfaqësuesit e PDK-së kanë theksuar rëndësinë e mobilizimit për zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur bindjen se partia do të shënojë një tjetër fitore në këtë komunë.

“Në Prizrenin e fitoreve të PDK-së, të fortë, të bashkuar dhe me motiv të madh për fitoren e radhës më 7 qershor”, ka deklaruar ai gjatë aktivitetit elektoral.

Fushata në Prizren është pjesë e angazhimeve të PDK-së në mbarë vendin, ndërsa partia po intensifikon takimet me qytetarët në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore.